Dy persona janë vënë në hetim nga policia, pasi dyshohet se janë autorë të dy zjarrvënieve të regjistruara në Topojan të Bulqizës dhe Mallakastër.

Nga verifikimet e uniformave blu, ka rezultuar se të dy ata kanë ndezur zjarr për pastrimin e tokës nga barishtet, por më pas situata ka dalë jashtë kontrollit, me flakët që janë përhapur duke djegur toka të mëdha me bimësi.

Të proceduar penalisht janë një 60-vjeçar në Bulqizë dhe një 34-vjeçar në Mallakastër.

Tv Klan