Në kuadër të operacionit policor të koduar “Road” është vënë në pranga 28-vjeçari me iniciale A.M., banues në Valias. Policia njofton se i riu është ndaluar pasi udhëtonte me armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak me vete.

“Shërbimet e Policisë në afërsi të Casa Italias, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit çantës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al