Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rikonfirmuar masat e siguresë arrest me burg për tre ish-zyrtarët e rrugëve të akuzuar për abuzime ne ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Sipas togave të zeza për ish-kreun e rrugëve Dasahmir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij, Albens Alite dhe Aklsel Qorduka nuk kanë ndryshuar kushtet duke i lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Ish-zyrtarët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre duke i sjellë një dëm buxhetit të shtetit sipas prokurorisë rreth 37 milionë dollarë. Avokatët mbrojtës thonë se do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë.

Për këtë çështje janë marrë në pyetje dy ish-ministrat e Transporteve Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj si dhe kreu aktual i ARRSH-së Afrim Qendro. Të hënën dha deklarimet e tij në Prokurori edhe Damian Gjiknuri, Ministër i infrastrukturës. Ishte ky institucion që pas një auditi të kryer bëri kallëzim në prokurori për 3 zyrtarët e arrestuar.

Tv Klan