Mbi 100 raste me linë e majmunit në Europë




Mbi 100 raste me linë e majmunit në Europë

15:47 21/05/2022

OBSH mban takimin urgjent mbi situatën

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbajtur një takim Urgjent mbi shpërthimin e lisë së majmunit , një sëmundje infektive kjo që është më e zakonshme të gjendet në Afrikën Perëndimore dhe Qëndrore.

Dyshohet se janë rreth 100 raste të në Europë teksa OBSH në deklaratën e saj tha se janë konfirmuar rreth 80 raste dhe 50 të tjera janë në hetim. OBSH tha se do të vijojë puna për të kuptuar më mirë shkakun e përhapjes teksa paralajmëroi se mund të ketë rritje të rasteve gjatë verës për shkak të  organizimit të festave.

Gjermania e përshkroi  situatën si shpërthimin më të madh të sëmundjes në Europëteksa rastet janë raportuar në të paktën 9 vende ku përfshihen Italia, Gjermania, Spanja, Belgjika, Franca etj.

Lija e majmunit është zakonisht një sëmundje e lehtë virale e shoqëruar nga skuqje të lëkurës dhe gunga. Sipas ekspertëve sëmundja është identifikuar fillimisht tek majmuni dhe përhapet përmes kontaktin të afërt.

Sipas  një mikrobiologu nga Instituti Robert Koch në Gjermani, ky shpërthim i sëmundjes mund të konsiderohet një endemi. Shkencëtarë të tjerë kanë thënë se nuk presin që kjo sëmundje të evolojë në pandemi si Covid 19 duke qënë se virusi nuk përhapet aq lehtë. Sipas raportimeve të fundit Incidenca nga lija e majmunit varjon nga 3% deri ne 6%  dhe rastet e rënda janë tek fëmijët  dhe ata persona me imunitet të dobët.

Tv Klan











Të ngjashme