Në Spanjë janë regjistruar në 24 orët e fundit, 812 viktima për shkak të koronavirusit. Numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në total në 7 340.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë orëve të fundit janë infektuar mbi 6 000 persona të tjerë, duke e çuar shifrën e të prekurve në total mbi 85 000.

Në shtetin iberik janë mbi 5 000 pacientë që po marrin përkujdesje intensive. Por edhe numri i të shëruarve po rritet në Spanjë. Në total, numri i tyre ka shkuar mbi 16 000./tvklan.al