Me urdhër të Ministrisë së Arsimit, por nuk dihen se për çfarë arsye

Në dy muajit e fundit dy institucione të arsimit parauniversitar të fonacionit ‘Gulistan’ janë mbyllur. Bëhet fjalë për kopshtin “Mehmet Akif” dhe atë “Memorial”.  Këto urdhra janë firmosur nga Ministria e Arsimit, Besa Shahini, njëri në Korrik dhe tjetri në muajin Gusht.

Kopshti “Mehmet Akif” ka nisur aktivitetin 14 vite më parë, por me këtë urdhër të ministrisë së arsimit, i cili mban datën 21 Korrik 2020 ai është mbyllur.

Ndërkohë që edhe kopshti “Memorial” i hapur në vitin 2005, është mbyllur pikërisht më 13 gusht. Ministria  e Arsimit në vendimin e saj përcakton  se fondacioni Gulistan dhe Shoqëria “Turgut Ozal Education” duhet të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar. Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij urdhri, si dhe t’i vërë në dispozicion të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, Tiranë, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë urdhër. Po ashtu, duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë e kryer.

Në urdhër nuk përcaktohet se kush janë arsyet e mbylljes së këtyre dy institucioneve. Nga prindërit që kanë pasur fëmijët në kopshtin “Memorial” thuhet jashtë kamerës se fondacioni ka probleme me financat. Mbyllja e këtyre dy institucioneve në prag të nisjes së vitit arsimor, hedh hije dyshimi. Pasi më herët, Ankaraja i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë shqiptare mbylljen e këtyre institucioneve arsimore, për shkak të konfliktit që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka me studiuesin Fetullah Gulen, i cili është dhe udhëheqësi i organizatës ndërkombëtare Gulen.

Madje ky konflikt, ka sjellë edhe vonesa në punimet e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Pasi Erdogan e ka akuzuar Komunitetin Mysliman Shqiptar se drejtohet nga përkrahës së Gulenit dhe po zvarrit fondet për ndërtimin e këtij objekti kulti.  Ndërtimi i xhamisë ka nisur në Maj të 2015-ës dhe planifikohej që punimet të mbyllesh në 2018-ën. Drejtuesit e KMSH kanë thënë se nëse nuk ka vonesa në fonde puna do mbyllet në 2020, në të kundërt në 2021.

Klan Plus