Mosmarrëveshjet brenda familjes së këngëtares Miley Cyrus duket se janë drejt fundit.

Këto pamje të siguruara nga tabloidi britanik Daily Mail të nënës së këngëtares me vajzën e saj Noah janë shenjë se nënë e bijë janë ribashkuar pas 3 vitesh.

Shkak për prishjen e marrëdhënies së tyre është bërë fakti që 57-vjeçarja  u lidh me ish-yllin e “Prison Break” Dominic Purcell në nëntor 2022.

Mediat e huaja në atë kohë bënë të ditur se nëna e artistes së njohur i kishte marrë të dashurin vajzës së saj Noah.

Tish dhe Dominic, 54 vjeç, u martuan në shtëpinë e Miley Cyrus më 19 Gusht 2023, në një ceremoni që Noah e anashkaloi.

Madje u tha në atë kohë se Miley kishte vendosur roje të armatosura jashtë shtëpisë së saj atë ditë si një masë paraprake për të mbajtur jashtë banesës së saj të motrën.

Klan News