U mbyll këtë të diel edicioni i 4-tët, i Porto Palermo Festival, me një mbrëmje të dedikuar për turistët dhe vendasit në qytetin e Himarës, mbështetur nga Bashkia Himarë dhe Green Coast.

Kjo mbrëmje e organizuar në detaje nga violinisti virtuoz me famë botërore Olen Cesari, kishte të ftuar special artistë nga zhanere të ndryshme muzikore si grupi polifonik Muza, tenori i mirënjohur shqiptar Kastriot Tusha, artistja e muzikës klasike italiane Francesca Carli, e shumë dashura për publikun Marsela Cibukaj dhe i ashtu quajturi “Mbreti i Natës” Dren Abazi me grupin e tij Zig Zag Orchestra.

Secili prej artistëve performoi këngë të njohura për publikun që i shoqëroi gjatë gjithë mbrëmjes.

Porto Palermo Festival, një organizim i cili promovon rritjen e turizmit të qëndrueshëm shqiptarë në zonën e Rivierës Shqiptare dhe sitet historike, u zhvillua përgjatë një muaj në Kalanë historike të Ali Pashës për 12 netë me artistë të ndryshëm duke u ndjekur nga dashamirës shqiptar dhe turistë të huaj.

Organizatori Olen Cesari, synon dhe shpreson se me hapjen e tunelit në Porto Palermo si atraksion turistik, festivali do të internacionalizohet më shumë dhe do të ketë më shumë vizibilitet tek të huajt për ta ndjekur, sidomos nga vendet fqinje si Italia, Greqia, Mali i Zi etj.

Tv Klan