Të gjithë adhuruesit e librit kanë mundur të shijojnë në shëtitoren buzë detit këtë fundjavë “Panairin e Librit” që është mbajtur në Green Coast. Për të tretin vit radhazi ky panair ka ardhur në një bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas” ku për 4 ditë ka mirëpritur tëgjithë pushuesit dhe vizitorët të cilët e shohin librin si një shoqërues të rëndësishëm të pushimeve të tyre. 

Sipas botueses dhe shkrimtares Rita Petro libri është gjithnjë një alternativë e bukur për të kaluar pushimet verore dhe ku ka më mirë nëse vjen kaq pranë në formën e panaireve. 

Mes promovimeve me botime të reja dhe “bestseller”, në këtë panair u prezantuan libra për të gjitha grupmoshat, por duke i kushtuar një vëmendje tëveçantë lexuesve të vegjël me një gamë të gjerë titujsh të ndryshëm. Ashtu sikurse në panairet e kaluara edhe këtë vit nuk munguan as librat në anglisht, duke pasur parasysh interesin e lartë të turistëve të huaj që kalojnë pushimet në Green Coast. 

Panairi i Librit është një prej aktiviteteve të shumta qëjanë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjatë sezonit veror në Green Coast, si Panairi i Produkteve Artizanale, aktivitete të sporteve ujore, poçeri, kinema verore çdo mbrëmje, ekspozitë me piktura, netë të kërcimit latin, yoga dhe shumë të tjera. Green Coast është vendi kupërveç plazhit, gjen edhe shumë organizime tëndryshme pranë shëtitores buzë detit, në lifestyle center La Vista apo në Qendrën Tregtare Galeria by TEG.