Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur hapjen e kutive të materialeve zgjedhore në Bashkinë e Himarës.

Ky vendim i KAS erdhi pas animimit të opozitës, ku pretendohet së më 4 gusht kanë konstatuar parregullsi.

Nga materialet zgjedhore në kutitë e votimit, opozita kërkon proces- verbalin e mbylljes, listën e zgjedhësve të Qendrave të Votimit, librin e protokollit të mbledhjeve dhe regjistrin e veçantë.

Sipas KAS, opozita do të ketë 3 ditë kohë që t’i shqyrtojë, ndërsa seanca e radhës për të marrë një vendim për ankimin e opozitës për zgjedhjet do të mbahet të hënën në orën 11:00.

Nëpërmjet këtyre verifikimeve, opozita kërkon që provojë pa rregullsitë që ajo pretendon si dhe të nxjerr zbulojë dhe numrin e qytetarëve të cilëve iu mohua e drejta për të votuar për shkak se kishin kartë identiteti të skaduar.

Në zgjedhjet e 4 Gushtit për bashkinë e Himarës kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi me 1477 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria.

Klan News