te mbyturit

Në orët e mbrëmjes policia e Beratit nxorri nga lumi Osum trupin e pajetë të një 17-vjeçari që rezultonte i zhdukur që prej mesditës.

Viktima është Luan Demiraj dhe dyshohet se është mbytur në lumë bashkë me një shokun e tij, për të cilin kërkimet vijojnë ende.

Trupi i 17- vjeçarit u gjet rreth 2 kilometra nga Berati në vendin e quajtur Pllakat në afërsi të lagjes Uznovë. Është ende e paqartë nëse dy të rinjtë kishin shkuar në lumë për t’u larë apo për të peshkuar.

Policia dhe polumbarët janë në kërkim të 17 – vjeçarit Ridvan Broka, shok i ngushtë  Luan Demirajt. Në bregun e lumit janë gjetur sende të dy të rinjve.

Tv Klan