Një 38-vjeçar është mbytur në lumin e Vjosës në fshatin Mifol të Vlorës. Policia thotë se u njoftua nga qytetarët se 49-vjeçari i mbytur në lum është me iniciale A.N.

Shërbimet e policisë janë ende duke  kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.

/tvklan.al