Grevistet-MediaGreva e urisë e punonjësve të administratës të larguar nga puna është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare.

Jehonë këtij lajmi i ka bërë e përditshmja amerikane

Washington Post”,

e cila e ilustron edhe me pamje nga çadrat e protestës.

Në të vihet theksi në faktin që ish-punonjësit kanë hyrë në grevë, duke kërkuar rikthimin në vendet e punës, pasi sipas tyre janë larguar për bindjet e tyre politike.

Në të njejtën mënyrë e trajton çështjen edhe portali në internet i rrjetit televiziv amerikan “

FOX News”

.

Lajmi ka gjetur hapsirë edhe në të tjera të përditshme ndërkombëtare “

Daily Mail”

apo agjensia e lajmeve ” 

Associated Press”

.

Të shkarkuarit nga administrata vijojnë ndërkohë të qëndrojnë në çadrat e ngritura para kryeministrisë duke kërkuar nga qeveria të zbatojë ligjin për kthimin e tyre në punë.

TV KLAN