Gjatë puntatës së sotme, Melisa i është përgjigjur “pa doreza” pyetjeve të jurisë. Ajo ka treguar se kur e ka dhënë puthjen e parë, por edhe nëse do të krijonte ndonjë raport tjetër përveçse një puthje me një person që e dashuron vërtetë, deri në momentin e martesës.

Ermal Mamaqi: Pse mos ti bëjmë një intervistë të shkurtër Melisës e cila është një nga ato më të targetuarat e këtyre portaleve që prodhon shumë lajme. Atëherë, Melisa unë po të bëj pyetjen e parë. Kur e ke dhënë pyetjen e parë?

Melisa: O mami mos e shih këtë fike!

Ermal Mamaqi: Mami fike se e sheh në ritransmetim ose Youtube.

Melisa: Ka qenë 16 vjeç.

Ermal Mamaqi: Mirë ulu, 10! Ilir do t’i bësh një pyetje Melisës ose Prishilës?

Ilir Shaqiri: Pyetja ime për ty Melisa është, ti do bëje të njëjtën gjë, me atë që ti dashuroje vërtetë, nuk do krijoje asnjë lloj raporti tjetër përveçse një puthje deri në momentin e martesës sigurisht?

Melisa: Varet se kush është personi dhe se si do përjetoja dashurinë. Nuk të jap dot një përgjigje konkrete po ose jo sepse unë mendoj që njeriu nuk dashuron vetëm një herë në jetë siç ndodhte në kohën e…

Ilir Shaqiri: E Carit…

Melisa: Për mendimin tim dashuria nuk ka as afat, as logjikë, as një diçka të caktuar me rregulla.

Ilir Shaqiri: Me fjalë ti do ta përmbysje teorinë e carit, nuk je dakord me atë epokë.

Melisa: Ka kaluar Cari. Madje mendoj që të gjitha femrat që ndoshta vazhdojnë dhe paragjykohen nga persona të prapambetur mendoj që kur të dashurojnë, të dashurojnë dhe të mos kenë limite, të mos kenë frikë ta jetojnë dashurinë në mënyrën e tyre, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët./tvklan.al