Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte gati për një përballje të gjatë më Presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës.
Deklaratën e bëri në parlamentin gjerman, ku foli për aneksimin e Krimesë nga Moska.
Ajo tha se marrëdhëniet me Rusinë kanë arritur në një nivel, ku duhet bërë rezistencë.
Sipas saj, zgjidhja e kësaj krize ka nevojë për durim dhe mjaft fuqi.
Merkel u shpreh se sanksionet ekonomike ndaj Moskës janë të pashmangshme dhe e vetmja mënyrë për t’a frenuar në thyerjen e rregullave ndërkombëtare.
Tv Klan