Një kamion që ka qenë në lëvizje e sipër është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re në Tiranë.

Nga pamjet e dërguara në rubrikën “Kallëzo” shihet se si shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën përreth ku ka marrë flakë kamioni.

Policia njofton se është djegur pjesërisht mjeti me drejtues qytetarin me iniciale O.K. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja që po punon për shuarjen e flakëve. Gjithashtu, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./tvklan.al