“Aventurier i marrë peng, megaafera e detit me Greqinë do e fundosë”

Teksa në bursat ndërkombëtare vijon rënia e çmimit të naftës, Ilir Meta akuzoi kryeministrin Rama se përmes Bordit të Transparencës po vjedh shqiptarët. Ish-presidenti kërkoi shkrirjen e këtij organi dhe heqjen e disa prej taksave, nisma që sipas tij i kanë ndërmarrë të gjitha vendet e rajonit, përveç Shqipërisë.

Ilir Meta: Jemi këtu për t’i thënë ndal kësaj rrjepjeje. 221 Lekë aktualisht në Shqipëri, 170 Lekë në Maqedoni, 160 Lekë në Mal të Zi. Kudo merren masa për të mbrojtur konsumatorët. Vetëm këtu punohet në funksion të krye oligarkut.

Edi Ramën e cilësoi kryeoligark, teksa akuzat ndaj kryeministrit i vijoi edhe për marrëveshjen e detit me fqinjin jugor, Greqinë.

Ilir Meta: Është një kryeaferë shumë e rëndë dhe nuk e kemi problemin nga Greqia, në këtë çështje e kemi vetëm nga Edi Rama.Kjo aferë do e marrë në fund të detit.

Për këtë çështje, Meta tha se pak ditë përpara dorëzimit të detyrës së presidentit kishte vënë në dijeni edhe parlamentin, duke ia bërë të qartë 140 deputetëve përmes provave dëmin e madh që sipas tij kreu i qeverisë po i bën vendit.

Tv Klan