Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, Presidenti Ilir Meta  ka takuar liderin e opozitës, kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Kreu i shtetit thotë se së bashku kanë shkëmbyer mendime të vyera për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe theksuan rolin e rëndësishëm të opozitës, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Vlerësova angazhimin dhe kontributin e VMRO-DPMNE dhe të z.Mickoski në zhvillimet demokratike të viteve të fundit në vendin fqinj, si dhe vullnetin e shprehur për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve”, thotë Meta.

Më herët presidenti Meta është takuar edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin./tvklan.al