Këngëtarja Billie Eilish ndezi skenën duke sjellë për publikun disa nga hitet e saj

Festivali i njohur i muzikës Glastonbury u rikthye për herë të parë që nga viti 2019 në fushat e Ëorthy Farm në jugperëndim të Britanisë së Madhe.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja 20-vjeçare Billie Eilish ndezi skenën duke dhuruar një superperformancë për të gjithë të pranishmit.

Përpara saj, performuan Robert Plant dhe Doja Cat. E premtja u nis nga grupi rock Libertines. Pasi pandemia e koronavirusit shkatërroi eventin në 2020 dhe 2021 festivali iu rikthye aktivitetit normal.

Ngjarja mjaft e rëndësishme muzikore do të vazhdojë përgjatë gjithë fundjavës me artistë të njohur si Paul Mçartney, Diana Ross dhe Kendrick Lamar.

Glastonbury Festival është një festival pesë-ditor i cili përveçse muzikës bashkëkohore promovon kërcimin dhe gjini të tjera të artit.

Klan News