Carlos Bacca

Milani gjen sulmuesin për sezonin e ardhshëm. Pas refuzimeve të Xhekson Martinez, Ibrahimoviç apo Kavanit, klubi kuqezi është gati të bëjë goditjen e parë të madhe në merkaton e verës. Sipas mediave italiane, Milani është shumë pranë sulmuesit të Sevijas, Carlos Bacca.

I cilësuar si një nga zbulimet e sezonit të fundit në kampionatin spanjoll, futbollisti kolumbian kërkohet nga shumë skuadra në Europë. Por agjenti i tij ndodhet në Milano dhe është gati të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh.

Vetëm një ditë më parë, Milani bleu për 20 milionë euro mesfushorin, Andrea Bertolaci.

Tv Klan