Klubi e ka mbrojtur nga kritikat, por është e qartë se e ardhmja e trajnerit Paulo Fonseca do të varet nga rezultatet.

Në tre ndeshjet e para zyrtare, kuqezinjtë nuk kanë fituar ende dhe portugezi nuk mund të buzëqeshë kur shikon kalendarin. Pas pauzës së kombëtareve, Milani do të përballet me Venezia-n, Liverpool dhe Inter.

Padyshim derbi i Milanos do të jetë vendimtar, pasi një tjetër humbje, pas epokës së Piolit, do të ishte i vështirë për tu pranuar nga tifozët.

Ndërkohë drejtuesit vazhdojnë punën për rinovimet. Ende mungon akordi për Theo Hernandez, që kërkon 8 milionë euro në sezon, ndërsa Mike Maignan mund të firmosë në ditët e ardhshme, për 6 milionë euro. /tvklan.al