Adrien Rabiot, nga 1 korriku është pa skuadër dhe po kërkon për një aventurë të re. Interesimet për mesfushorin francez kanë qenë të shumta.

Së fundmi, Milani tentoi ta afrojë në skuadër, por paga e tij e lartë, bëri që kuqezinjtë të tërhiqen, diçka për të cilën dështoi edhe rinovimi me Juventusin.

Megjithatë, në sezonin e ri, Rabiot mund ta shohim në Arabinë Saudite. Al Nassr po ndjek situatën e lojtarit dhe ka gati ofertën për ta bindur të transferohet aty.

Bëhet fjalë për një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon, e cila është më e lartë nga ajo prej 7-8 milionë eurosh që përfitonte te Juventusi. Tek Al Nassr, mesfushori do të ribashkohej me Ronaldon, me të cilin ka luajtur më parë te Juventusi.

Drejtuesit e klubit arab, pritet të paraqesin ofertën e tyre dhe gjasat janë të mëdha që Rabiot të pranojë, duke parë që ka mbetur pa ekip. /tvklan.al