Milani i rekordeve



Milani i rekordeve

19:20 17/10/2021

Me fitoren me përmbysje kundër Veronës, Milani ka shkuar në kuotën e 22 pikëve pas 8 javësh të luajtura në Serinë A. Të tillë paraqitje “Djalli” nuk e ka bërë herën e fundit që fitoi titullin kampion në 8 takimet e para, duke marrë dy barazime dhe 1 humbje.

Drejtuesit e klubit nuk kanë dëshirë që të bëjnë të tilla krahasime, që të mos ta vendosin skuadrën në presion. E prapë, shifrat flasin vetë. Në këtë vit futbollistik, gabimi i vetëm i kuqezinjve ka qenë ndalesa në stadiumin e Juventusit, ku barazuan me bardhezinjtë.

Sfida e fundit në kampionat ishte mjaft emocionuese, ku në “San Siro” ishin veronezët të cilët kaluan dy herë në avantazh me anë të Kaprarit në të 7 dhe Barakut në të 24. “Djalli u rikthye në pjesën e dytë, ku Zhirud realizoi golin e parë në të 59’ dhe Kesi barazoi në të 76’. Dy minuta më pas, me një autogol të Guenterit u vendos fitorja.

Klan News








Të ngjashme