“Albcontrol” në normalitet, kontrolloret i rikthehen punës



“Albcontrol” në normalitet, kontrolloret i rikthehen punës

11:54 09/04/2021

Balluku: Drejtësia të zbardhë ngjarjen, dështoi plani i pengmarrjes

Kompania shtetërore “Albcontrol” i është rikthyer normalitetit. Një pjesë e mirë e kontrollorëve ajrorë janë rikthyer në detyrë pas një mungese 48-orëshe në vendin e punës.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Twiter ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila ka sqaruar se specialistët e trafikut ajror janë kthyer në përgjigje të apelit që ka bërë qeveria.

“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës”.

Por kreu i dikasterit që mbulon transportin ajror në Shqipëri, duket se kërkon që çështja të zbardhet deri në fund dhe planin e bllokimit të aeroportit ta marrë në dorë drejtësia.

“Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”.

Ministrja Belinda Balluku është shprehur se pas bllokimit të punës në Albcontrol nga ana e punonjësve për shkak të uljes së pagave qëndron një skenar politik për të krijuar krizë artificial në Shqipëri deri ditën e zgjedhjeve duke bërë të paoperueshëm aeroportin e vetëm në vend.

Tv Klan







Të ngjashme