Gati spitali i ri për COVID-19

Gati spitali i ri për COVID-19

18:19 25/03/2020

Manastirliu: Në mes të Prillit; Rama: Do të të ngremë lapidar

Qeveria po përgatitet për hapjen e spitalit të ri që do të shërbejë si karantinë për të prekurit nga COVID-19, duke u bërë gati në këtë mënyrë dhe për skenarin e 4 dhe atë më të vështirin, rritjen e fluksit.

Në mbledhjen që Kryeministri ka zhvilluar pasdite me disa ministra përmes një video-konference, ministrja Manastirliu zbulon se spitali pritet të jetë gati deri në mesin e muajit Prill.

Manastirliu lajmëron se ka mbërritur dhe një ngarkesë e konsiderueshme me pajisje mjekësore nga Turqia.

Ndërkohë është vendosur të shtohet numri i tamponeve për depistimin e personave të dyshuar si të prekur nga COVID-19.

Rama, duke folur për paketën financiare, ka përsëritur disa herë se nuk duhet të ketë keqkuptime sa i takon pagimit të taksave, sigurimeve shëndetësore apo dhe faturave të dritave dhe ujit të pijshëm.

Ndërsa lajmëron se në fillim të Prillit do të jetë gati indeksimi i pensioneve.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi