Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor i dhanë mbështetje të mëtejshme Ukrainës, e cila prej dy vjetësh përballet me agresionin rus.
Ama morën pjesë në samitin e tretë Ballkani Perëndimor – Ukraina, ku miratuan “Deklaratën e Dubrovnikut”.
Deklarata e përbashkët e samitit e negociuar paraprakisht, dënon agresionin rus, mbështet integritetin territorial të Ukrainës përfshirë gadishullin e Krimesë dhe planin e paqes të Zelenskyz, kërkon dënimin penal të krimeve të luftës në Ukrainë dhe mbështet integrimin europian të Ukrainës dhe anëtarësimin në NATO. Për shkak të Serbisë, në tekst nuk përmendet detyrimi për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë si dhe ai për mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
I pranishëm në këtë samit edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Para fillimit të punimeve të samitit, Rama pati një diskutim me presidentin Zelensky. Ukraina kërkon të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit Perëndimor duke ngritur fabrika të përbashkëta armatimi e municioni. Me këtë rast në Shqipëri u miratua një ligj i posaçëm për industrinë ushtarake. Para Kroacisë, samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor i zhvilloi punimet në Tiranë.
Ky samit do të pasohej nga takimi i fundjavës në bazën amerikane Ramstain në Gjermani, po u shty për shkak të fatkeqësisë natyrore në ShBA, çka bëri të pamundur udhëtimin e presidentit Joe Biden.
Në lidhje me situatën në fushën e betejës, Zelensky tha se ajo “krijon mundësi” për të vepruar tani e dhënë fund luftës në Ukrainë jo më vonë se viti 2025.
“Situata në fushën e betejës krijon një mundësi për të ndërmarrë hapa vendimtarë e për t’i dhënë fund luftës jo më vonë se në viti 2025. Dhe ne po llogarisim nën udhëheqjen e Presidentit Biden. Ne mbështetemi gjithashtu në hapat e fortë dhe të mençur të Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë për të sjellë siguri dhe paqe në Evropë”.
Zelenskiy iu referua edhe një herë “planit të tij të fitores”, për të cilin tha se krijon stabilitet të besueshëm për Europën.
“Nëse Europa nuk është e bashkuar sot, ajo nuk do të jetë paqësore, ndaj proceset integruese që kanë filluar duhet të arrijnë rezultatin e tyre,” tha ai ndërsa bëri thirrje që Ukraina dhe disa shtete të tjera të Ballkanit të anëtarësohen në bllok.
Zelensky ka një program të ngjeshur këtë javë për të mbështetur planin e tij të paqes. Ai do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan të premten dhe më pas me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë. Po të premten, sipas qeverisë gjermane, Zelensky do të zhvillojë bisedime në Berlin me kancelarin Olaf Scholz.
Klan News