Në Dubrovnik të Kroacisë u mbaj samiti “Ukrainë-Europa Juglindore” ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

I pranishëm ishte dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski.

Në pamjet e shpërndara nga Kryeministri Edi Rama, kreu i qeverisë shqiptare takohet me Presidentin Zelenski, Kryeministrin e Kroacisë dhe liderë të tjerë shtetesh.

Samiti në Kroaci u mbajt për të shprehur solidaritetin me Ukrainën ndaj agresionit ushtarak të Rusisë.

/tvklan.al