Deputetët moldavë kanë miratuar vendimin që të ndalohen simbolet ruse të luftës, ku përfshihet shkronja Z dhe shiriti i Shën Gjergjit. Këto shihen si simbole pro luftës të pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin.

53 deputetët moldavë nga shumica pro-evropiane miratuan projektligjin, i cili parashikon gjoba për bërjen, shpërndarjen, veshjen dhe shfaqjen e simboleve të tilla.

Opozita pro-ruse, e cila apeloi kundër projektligjit në fillim të këtij muaji u përpoq të pengonte votimin.

Anëtarët e Partisë Socialiste, deputetët Adrian Lebedinschi dhe Grigore Novac, pretenduan më herët se ndalimi “shkel lirinë e shprehjes” dhe “ndan” shoqërinë./tvklan.al