miss bum bum 1Andressa Urach, Miss Bum Bum e cila prej disa kohësh qëndron në spital për shkak të komplikacioneve me shëndetin, ka filluar të besojë në Zot.

27-vjeçarja, e cila ka probleme me këmbët, për shkak të ndërhyrjeve të gabuara kirurgjikale, ka thënë për gazetën prestigjoze The Sun, se i është mirënjohëse vetëm Zotit, për faktin që është gjallë.

Unë mendoj se feja ka shpëtuar jetën time dhe se ka ndryshuar tërësisht këndvështrimin tim rreth çdo gjëje, ka thënë bukuroshja nga Porto Alegre, Brazil.

Nuk është çfarë ti shkruan apo thua që bën diferencë me Zotin, por se si ti zgjedh të jetosh jetën, ka përfunduar 27-vjeçarja rrëfimin e saj për The Sun.

tvklan.al