Ky është momenti kur forcat e policisë përpara Parlamentit hodhën gaz lotësjellës ndaj protestuesve të cilët tentuan të çanin kordonin e uniformave blu.

Ka qenë ora rreth 18:30 kur qytetarët u përplasën me forcat policore dhe tentuan të kalonin rreshtin e parë të uniformave blu. Autoritetet u kundërpërgjigjën duke hedhur disa herë gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën.

Nga tymi u prek edhe kryedemokrati Lulzim Basha e të tjerë drejtues të opozitës.

/tvklan.al