Një poshtërim 6-1 nga austriakët në mars është ende në mendjen e turqve kur sonte në mbrëmje do të përballen me Austrinë për një vend në çerekfinalet e këtij europiani.

Pamjet e atij takimi janë të mjaftueshme për t’i shkaktuar netë pa gjumë kujtdo që ndjek Turqinë. Ata u pluhurosën nga Austria tre muaj më parë në Vjenë dhe “thikat” iu drejtuan menjëherë Vincenzo Montella-s, ndaj të cilit u  vendos pjesa kryesore e fajit. Atëherë një nga pyetjet e drejtuar trajnerit italian ishte a do të jepte dorëheqjen.

“Dua t’ju pyes, jepni dorëheqjen kur bëni një pyetje të gabuar? Është një provokim i panevojshëm.”– u përgjigj trajneri italian.

Montella mbetet i vendosur dhe sonte në mbrëjme ka një mundësi për tu “hakmarrë”, ndaj austriakëve.

Montella në konferencë për mediat e cilësoi si “turpërues” në nivelin personal rezultatin e marsit dhe tha se pavarësisht asaj ndeshjeje, përballja e Lajpcig sonte në mbrëmje është një histori tjetër.

Turqia duhet të kanalizojë energjitë për të arritur një rezultat ndaj Austrisë dhe për këtë ka folur dhe trajneri i përfaqësueses turke.

Montella: Çështja e parë është të sigurohemi që të mos lejojmë që emocionet të na mbizotërojnë dhe të mos përpiqemi të hakmerremi për atë disfatë. Mund të jesh disi i turbullt dhe kjo mund të ndikojë tek rezultati. Do të mungojë kapiteni për sepse është I pezulluar dhe për arsyen e kartonave mungon edhe mbojtësi Samet Akaydin.  Hakan Calhanoglu është i pazëvendësueshëm

Me mungesën e kapitenit Calhanoglu, priet të rritet dhe rëndësia e taletit të Real Madri, Arda Guler si dhe roli i talentit tjetër që luan me Juventus, Kenan Yildiz.

/tvklan.al