Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi morën peng një 23-vjeçar nga Maqedonia. Ndërkohë një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Operacioni i policisë, i koduar “Lake”, u krye nga forcat e posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë nr. 1 pas informacioneve të marra në rrugë operative.

A.Xh., 41 vjeç dhe S.M., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, S.E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë të Maqedonisë. Të tre këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin morën peng 23-vjeçarin D.V. Pastaj nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar të riut nga Maqedonia 250.000 euro.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./tvklan.al