Moska kërcënon Perëndimin me hakmarrje




Moska kërcënon Perëndimin me hakmarrje

23:55 26/01/2022

Lavrov akuzoi NATO-n se po përdor territorin ukrainas për të kërcënuar Rusinë

Shefi i diplomacisë ruse Lavrov duke folur në Dhomën e Deputetëve Duma akuzoi SHBA-të për furnizimin e Kievit me armë vdekjeprurëse duke e nxitur atë për të kryer provokime të drejtpërdrejta kundër Federatës Ruse në vend që të detyrojë udhëheqjen ukrainase qe të respektojë marrëveshjet e Minskut.

“Mjafton të shikojmë manovrat e tyre ushtarake gjithnjë e më provokuese pranë kufijve tanë. Ata nuk kane hequr dorë nga synimi për tërheqjen e Kievit në orbitën e NATO-s, furnizimin e tij me armë vdekjeprurëse dhe nxitjen për të kryer provokime të drejtpërdrejta kundër Federatës Ruse. Nëse nuk do te kete përgjigje konstruktive nga amerikanet dhe Perëndimi vazhdon kursin e tij agresiv, atëherë ne do të hakmarremi”.

Sipas Lavrov Moska do të godasë ashpër përpjekjet për ta portretizuar atë si një palë në konfliktin në Ukrainë sepse e gjithë kjo situatë është krijuar në mënyrë që SHBA-ja dhe Europa t’i sigurojnë vetes avantazhe të njëanshme.

Moska ka mohuar pretendimet se po përgatit pushtimin e Ukrainës duke theksuar se ata po lëvizin ushtrine dhe pajisjet ushtarake brenda territoreve të tyre.

Për ministrin e Jashtëm rus edhe shefi i NATO-s Stoltenberg ka humbur lidhjen me realitetin ndërsa foli per mundësinë e krijimit të një pranie ushtarake në krahun lindor të aleancës me trupa shtesë në Bullgari dhe Rumani.

Lavrov u premtoi deputetëve se Federata Ruse nuk do të publikojë përgjigjen e SHBA-së për garancitë e sigurisë nëse bëhet një kërkesë e tillë, por thelbi dhe përmbajtja e reagimit të Uashingtonit do t’i komunikohet publikut. Shtetet e Bashkuara i dhuruan së fundmi ushtrisë ukrainase shumën prej 200 milion Dollarë për sisteme raketore antitank, granata-hedhës, mbikëqyrës radari.

Klan News













Të ngjashme