Gjokutaj: Është sebep për të zvarritur procesin

Seanca në Gjykatës e Posaçme të Apelit për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për pjesëmarrje në seancat plenare është shtyrë.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha për mediat se shkak për shtyrjen e saj është bërë mungesa prokurorëve.

Sipas tij arsyet e dhëna nga prokurorët janë justifikim dhe një tjetër dëshmi e përpjekjeve për zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj lideri të opozitës.

Seanca e radhës u caktua më 25 mars në orën 9:00.

Tv Klan