“Kanagjegji”, kënga e publikuar në verë nga Big Mama bëri bujë që përpara se artistja të publikonte lajmin se do të sillte projektin muzikor, e jo pa të drejtë. Një foto e Big Mamës e veshur me të bardha dhe e rrethuar nga një grup vajzash, ku shkruhej “Nata e fundit e beqarisë”, ndezi zërat se po festonte një ditë të veçantë.

Fotoja pasuese ku shfaqej e vetme dhe shkruhej “E bekuar”, mjaftoi “t’i vinte flakën” rrjetit me konfirmime se ishte martuar, por na surprizoi me këngën e re. E megjithatë, pas gjithë kësaj zhurme, a ka dikë në zemrën e saj? Këtë, Big Mama e tregon për “Rudina” në Tv Klan.

Rudina Magjistari:  Mes të tjerash në këtë ceremoni ke performuar këngën tënde më të fundit, “Kanagjegji”, një këngë e cila bëri shumë të fliste kur ti postove foton tënde të parë. Ende pa mësuar ne lajmin e kësaj kënge dhe temën që trajtonte vetë kënga, një foto ku ti u shfaqe me fustan të bardhë dhe thanë të gjithë “po fejohet, po martohet Big Mama”.  Kanagjegji bëhet me veshje tradicionale apo jo?

 Big Mama: Po, por ajo këngë përveçse i kushtohet Kanagjegjit, i kushtohet edhe beqarisë. Ne kemi aty një skenë ku natën e beqarisë shumica e vajzave festojnë. Unë shfaqa këtë foto dhe u bë bujë e madhe ku më beso, ende sot e kësaj ka njerëz që më pyesin “Bigu, kur do ta njohim burrin tënd?”, “Po cilin burrë?”, “O Bigu, po s’na e tregove atë burrin”.

Rudina Magjistari:  Apo ti e ke njohur?

Big Mama: Po nuk e dimë.

Rudina Magjistari: Ende nuk e dimë, ende nuk e deklarojmë dot.

Big Mama: Jo.

Ndonëse nuk konfirmoi asgjë për jetën private, Big Mama pranon se e gjithë rrëmuja u shkaktua pikërisht për të tërhequr vëmendjen e publikut duke ngacmuar pak, një model marketingu i përdorur gjerësisht nga artistët, por tani ka një problem.

Big Mama: Është e vërtetë, por unë kam qejf të ngacmohem  nga pak, t’iu jap material.

Rudina Magjistari:  Shkoi mirë, pati efekt ama, në kuadrin e kësaj strategjisë së marketingut.

Big Mama: Ishte shumë e mirë, por tashmë s’mund t’i bind njerëzit se nuk jam martuar, ka edhe efektin e kundërt./tvklan.al