Ish-senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Dole është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 98-vjeçare.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë publik në mediat amerikane gjatë kohës që Sali Berisha mbante Foltoren me demokratët shqiptarë në SHBA.

Pasi u njoftua për lajmin, Berisha mbajti 1 minutë heshtje në respekt të ish-senatorit amerikan Bob Dole.

E lidhur me Foltoren dhe kauzën e saj, por me kauzën shqiptare për liri, i hidhur është lajmi që sapo mora ndarjen nga jeta të njërit prej miqve më të shquar të të gjitha kohërave të kombit shqiptar, heroit të vërtetë të kombit amerikan, senatorit dhe ish-kandidatit për President të Shteteve të Bashkuara, Bob Dole. Ju ftoj ta nderojmë me 1 minutë heshtje kujtimin e ndërritur të këtij miku që borxhi nuk i dalim kurrë për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme që u dha shqiptarëve në Kosovë, në Shqipëri dhe kudo”.   /tvklan.al