Kombëtarja duhet të presë për ndeshjen e parë në stadiumin e ri. Sfida me Moldavinë që është parashikuar të zhvillohet më 11 Qershor do të luhet në Elbasan, sipas asaj që shkruhet edhe në faqen zyrtare të UEFA-s.

Arena Kombëtare nuk është gati edhe pse po punohet me ritme të larta. Përballja me Moldavinë është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020 dhe do të jetë e katërta për Shqipërinë. Më herët më 8 Qershor kuqezinjtë do të luajnë ndaj Islandës në Rekjavik. Në atë sfidë do të debutojë edhe trajneri i ri Edi Reja.

Tv Klan