Itali- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane të Modenas. 38-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhët i ditur është kapur me 1 kilogram kokainë në automjetin e tij Volkswagen Golf me targa italiane.

Sipas mediave italiane shqiptari ishte duke drejtuar makinën e tij me shpejtësi të madhe dhe kjo ka qenë arsyja që është ndaluar nga policia, por më pas gjatë kontrollit të ushtuar i është gjetur 1 kg drogë.

Mësohet se kokaina ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës. Policia ka shoqëruar 38-vjeçarin në polici si dhe ka sekuestruar drogën.

/tvklan.al