Pavarësisht vështirësisë për të zmbrapsur trupat ukrainase që kanë hyrë në rajonin e Kurskut, ushtrua ruse duke se po merr përparësi në frontin e lindjes.

Këtë të shtunë forcat e Kremlinit janë futur më thellë në rajonin e Donjeckut me synimin për ta pushtuar të gjithin atë.

Qytetet janë duke u bombarduar fuqishëm duke bërë që të mos mungojnë as viktimat mes civilëve.

Pesë persona u vranë vetëm këtë të shtunë, të moshës nga 24 në 38 vjeç që qytetin Çasiv Jar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje civilëve të largohen. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se kishte marrë kontrollin e një tjetër qyteti në zonë.

Një ditë më parë shënjestër e bombardimeve ishte Kharkivi që numëroi 6 të vrarë dhe rreth 100 të plagosur.

Mes tyre kishte edhe shumë gra e fëmijë. Viktimat nuk mungojnë edhe në territorin rus të pushtuar nga ukrainasit. 5 civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në nga bombardimet ukrainase në qytetin rus të Belgorodit, 40 kilometra larg kufirit mes dy vendeve.

Tv Klan