Pas një karriere të gjatë aktori francez Alain Delon është shuar në moshën 88-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur në kinematografi duke përfshirë disa nga klasikët e mëdhenj të kinemasë botërore.

Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije tre fëmijët e tij për AFP në një deklaratë pas një beteje me problemet shëndetësore.

“Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, janë thellësisht të pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në deklaratë.

I lindur më 8 nëntor 1935 në Sceaux, në veri të Francës, Alain Fabien Maurice Marcel Delon ishte djali i menaxherit të një kinemaje të vogël, ndërsa nëna e tij ishte shitëse dyqani. Prindërit e tij u ndanë kur Alain ishte katër vjeç dhe djali i vogël iu besua një familjeje birësuese. Ndarja ishte shumë e dhimbshme dhe ndoshta ishte baza e temperamentit të vrullshëm që shfaqi Delon në rininë e tij. Me një stil i errët aktrimi, i mbështjellë në një pamje që i dha atij pseudonimin “fytyrë engjëlli”, e karakterizonte një punë e jashtëzakonshme edhe pse reputacioni i Delonit nganjëherë dëmtohej nga jeta e tij private shpesh e trazuar.

Menjëherë pasi fitoi famë në rolet e tij të hershme në film, Delon u shoqërua nga disa prej autorëve më të mëdhenj të filmit evropian.  Në vitin 1960, regjisori italian Luchino Visconti e futi atë në filim Roço and His Brothers, një vepër social-realiste rreth një familjeje rurale të Italisë jugore, teksa përpiqen largohen në veriun industrial që u kurorëzua me çmim në Festivalin e Filmit në Venecia. Dy vjet më vonë, një regjisor italian edhe më i njohur, Michelangelo Antonioni, drejtoi Delon në Eclipse duke fituar një tjetër çmim të madh të jurisë, këtë herë në Festivalin e Filmit në Kanë.  

Në vitin 1963, Delon luajti si nipin e dashur, karizmatik të Princit të Salinës, Tancredi, në përshtatjen luksoze të Viscontit të kryeveprës së Giuseppe Tomasi di Lampedusa, Leopardi. Këtë herë, filmi fitoi Palmën e Artë.  Në vitin 1995, Festivali i Filmit në Berlin i dha atij një çmimin Ariu i Artë. Më pas, në vitin 2019, Festivali i Filmit në Kanë i dha atij Palmën e Nderit që ishte edhe dalja e fundit publike ku mbajti një fjalim emocionues në të cilin u shfaq duke i dhënë lamtumirën kinemasë.

Alain Delon kishte një jetë personale të komplikuar, duke përfshirë marrëdhënie të gjata me Schneider, Mireille Darc nga e cila u nda në 1982 pas 15 vitesh së bashku dhe Rosalie van Breemen, një modele holandeze me të cilën pati dy fëmijë dhe nga e cila u nda në 2002. Ai ishte i martuar me Nathalie Delon nga viti 1964 deri në 1968 ku ata patën një fëmijë, Anthony, në vitin 1964. Në vitin 1962, këngëtarja dhe modelja  lindi një djalë, Christian për të cilin Delon mohoi atësinë, por fëmija u birësua nga nëna e Delon.

Alain Delon kishte një dobësi për kafshët. Ai është shprehur shpesh se ka gjetur gjithmonë tek qentë dashurinë e vërtetë dhe të sinqertë që mbushte vetminë e brendshme me të cilën jetoi, sidomos në vitet e fundit të jetës.

Klan News