Kredia e re rritet me 76 milionë $ në Qershor

Në Qershor të këtij viti aktiviteti kreditues shënoi një rritje të konsiderueshme, më të lartën që prej Dhjetorit të vitit të shkuar, e ndikuar edhe nga mbështetja e dy skemave të garancisë sovrane që lëshoi qeveria si mbështetje për biznesin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, dy sektorët të cilët kanë marrë kredinë më të madhe në Qershor janë ndërtimi dhe shërbimet.

Në total degës së ndërtimit i është dhënë 18.8 milionë Dollarë kredi, ndërsa shërbimet ku përfshihen edhe call center kanë marrë 11.8 milionë Dollarë financim nga bankat.

Manifaktura, hoteleria dhe tregtia janë sektorët e tjerë më të mbështur me kredi. 6.5 milionë Dollarë janë dhënë për sektorin e tregtisë, 3.3 për hotelerinë dhe 2.6 për industrinë fason.

Stoku i kredisë së dhënë për biznesin është ulur për bujqësinë, energjinë dhe aktivitetet profesionale, ndërsa për të vetëpunësuarit huaja në Qershor u rrit më 500 mijë Dollarë.

Kredia e re u rrit me 76 milionë Dollarë në Qershor, ku pjesa më e madhe e saj, 80% është dhënë për biznesin.

Tv Klan