cana_kombetarja

Lorik Cana do të kthehet në stadiumin ku ishte kapiten për disa vite, kësaj here si kapiten i Shqipërisë. Mbrojtësi 32 – vjeçar është shprehur i kënaqur, që do të luajë me Francën në Marseille më 15 Qershor. Cana i është përgjigjur interesit të mediave franceze për këtë përballje.

Lorik Cana – Kapiten i Shqipërisë: “Të luaj me Francën në stadiumin “Velodrome” është edhe më e veçantë. Për mua dhe familjen time do të jetë e mahnitshme. Nuk duhet të udhëtojnë shumë, pasi është vetëm 15 minuta larg nga shtëpia. Mezi po pres muaji Qershor”.

Lorik Cana është tepër i dashur për tifozët e Marseille, ku pati disa nga momentet më të bukura të karrierës së tij. Pritet që në stadiumin të jenë shumë shqiptarë, jo vetëm në këtë takim, por te të gjitha ku do të luajë Shqipëria.

Tv Klan