MiamiHeatKa qenë një mbrëmje e jashtëzakonshme Krishtlindjesh në NBA. Miami Heat kanë festuar me triumfin e shtatë radhazi dhe protagonistë kanë qenë Dwyane Wade, LeBron James e Chris Bosh që kanë dhuruar spektakël në fushën e Los Angeles Lakers. Ndeshja ka përfunduar në rezultatin 101 – 95. Dwyane Wade ka qenë shënuesi më i mirë i sfidës me 23 pikë, ndërsa përpjekjet e Nick Young nuk kanë shpëtuar Lakers që ende vuajnë mungesën e Kobe Bryant. Miami Heat renditet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Në sfidat e tjera Golden State Warriors ka ndalur serinë e fitoreve të Los Aangles Clippers duke i mundur me rezultatin 105 – 103. Houston Rockets ka mundur San Antonio Spurs me rezultatin 111 – 98. Fitore për Chicago Bulls me rezultatin 95 – 78 ndaj Brooklyn, ndërsa Oklahoma City Thunder ka mposhtur me rezultatin e thellë 123 – 94 New York Knicks.