“Nuk munda t’i shoh autorët e krimit”

Prokurori Arjan Ndoja ka mohuar të ketë qenë në shënjestër të atentatit. Ai ka dhënë dëshminë para prokurorëve në spitalin e Durrësit, ku është shprehur se nuk ka arritur të shohë mjetin e autorëve.

Ndoja ka theksuar se nuk ka asnjë arsye që të sulmohej. “Nëse do të më adresoheshin mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin kudo”, mësohet të ketë thënë Ndoja.

Ai ka treguar se para atentatit ka qenë duke drekuar në plazhin e Durrësit me Landi Muharremin (Pëllumb Muharremi) dhe shoferin e tij, Andi Malokun.

Prokurorët nuk kanë mundur të marrin dëshminë e të plagosurit tjetër Landi Muharremi, pasi ai ka marrë një plumb në nofull. Policia ka shoqëruar disa persona, kryesisht me precedent penal, që dyshohet se mund të kenë dijeni për atentatin.

Ekspertët po këqyrin mjetin tip Benz që u gjet në Ishim, i pa dëmtuar, me 2 kallashnikov brenda, që besohet se u përket autorëve të krimit.

Tv Klan