Prokuroria për Krimet e Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 25 ish-doganierë dhe ish-punonjës policie, pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin e 8 tonëve me kanabis në Itali.

Mes të pandehurve  kanë përfunduar në gjykatë ish-shefi i stacionit policor Durrës, Julian Doraci, 4 agjentë antidrogë të këtij porti, Medi Demiri, Fatmir Plaku, Agron Kapllani e Mexhit Xhixha, si dhe disa kontrollorë e përgjegjës turni. Droga u sekuestrua në një kamion në shkurt të 2017 në Portin e Ankonës, ndërsa mjeti drejtohej nga një shtetas maqedonas.

Sipas prokurorisë shqiptare ka rezultuar se mjeti ka kaluar i ngarkuar me kanabis fillimisht nga dogana e Qëfë Thanës dhe më pas përmes Portit të Durrësit për në Itali.

Dalja e mjetit duhet të ishte dogana e Hanit të Hotit, por në momentet e fundit është ndërruar nga nja doganier me destinacion portin e Durrësit që të shmangte kontrollet.

Tv Klan