Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Torinos në Itali.

I arrestuari është Donald Rushiti 24 vjeç nga Tirana. Ai akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e Torinos ka vendosur ndaj 24-vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg”.

I riu u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

/tvklan.al