Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, kapet Islam Mitralozi



Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, kapet Islam Mitralozi

13:13 24/02/2021

Policia e Durrësit ka arrestuar një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafik droge. Ai është Islam Kasa, i cili përdor edhe identitetin tjetër Islam Mitralozi.

Ai u arrestua falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

53-vjeçari është dënuar me 23 vite burgim nga Gjykata e Apelit e Bolonja në Itali më datë 18 Qershor 2019 për akuzën e trafikut të drogërave.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. /tvklan.al







Të ngjashme