Në Mars nis vaksinimi i të moshuarve



Në Mars nis vaksinimi i të moshuarve

17:06 05/03/2021

Shkup, pavarësisht infektimeve me Covid nuk paralajmërohen masa kufizuese.

 “Të dielën i presim 3000 vaksinat të arrijnë përmes DHL-it, Ministri organizohet me ambasadorin që t’i presin. 97 mijë të tjerat mbesin pastaj nga java tjetër e kështu me rradhë. 21 000 nga Fajzeri janë konfirmuar për në fund të muajit Mars, marrëveshja përfundimisht ka arritur. Në muajin Mars do të fillojë vaksinimi masiv, krahas punonjësve shëndetësorë, siç është sipas protokolleve janë personat e moshuar, personat me sëmundje kronike,” tha Zaev.

Disa herë gjatë javës së kaluar, për shkak të rritjes së infektimeve të reja dhe shqetësimeve nga virusi britanik, autoritetet e shëndetësisë nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ashpërsimit të masave anti-covid. Kryeministri pranoi se vendi gjendet në mes të një piku të ri, por për masat, topin e hedh tek Komisioni për Sëmundje Infektive.


“Kemi një rritje të re, gjegjësisht pik të ri, do të ndiqet situata edhe sot edhe gjatë fundjavës që të ketë një raport përfundimtar për të hënën në mëngjes që të mund të sjellim vendime. Nuk prejudikoj nëse do të ketë ose jo, të shohim se çfarë do të thonë numrat dhe cili do të jetë propozimi I Komisionit për Sëmundje Infektive”

Autoritetet e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, për shkak të ngarkimit të kapaciteteve spitalore, sërish kanë vënë në funksion spitalin mobil pranë Klinikës Infektive në Shkup. Ky spital mobil, pacientët e parë filloi t`i pranojë më 20 Tetor të vitit të kaluar, kur filloi kulminacioni valës së vjeshtës. Pas dy muaj e gjysmë, me zvogëlimin e numrit të të prekurve, u mbyll në fillim të Janarit të këtij viti. Aktualisht nëpër covid-qendrat e vendit trajtohen afër 800 pacientë. 

Klan Macedonia







Të ngjashme