Në prag të 60-ave, por për Demi Moore vitet nuk kanë rëndësi. Seti i ri fotografik e vërteton këtë





Në prag të 60-ave, por për Demi Moore vitet nuk kanë rëndësi. Seti i ri fotografik e vërteton këtë

23:20 10/08/2022

Është në prag të të 60-ave, por për aktoren e famshme hollivudiane Demi Moore, vitet nuk kanë asnjë rëndësi. Seti i ri fotografik ku reklamon kostumet e banjës të markës “Andie Swim” e vërteton këtë plotësisht.

Ylli i kinemasë amerikane duket në top-formë me modelet e reja të veshjeve të plazheve, e madje është sharmi i saj që u jep atyre një pamje të veçantë, teksa i ekspozon në brigjet e jugut të Shteteve të Bashkuara.

Veçantia e kësaj linje të re të “Andie Swim” është se janë dizanjuar nga vetë 59-vjeçarja, e cila në këtë mënyrë ka zbuluar publikisht pasionin dhe talentin si dizajnere në fushën e modës dhe që siç shprehet, i krijon një lumturi të veçantë.

Tv Klan













Të ngjashme