“E ardhmja është vajzë” është emisioni që ka nisur këtë të shtunë në Televizionin Klan Plus, me moderatoren e dashur për publikun Ermira Çausholli. Ky emision sonte i dedikohet nënave shqiptave, heroinave tona të cilat na motivojnë, na japin forcë dhe janë dashuria jonë e parë.

Aleksandër dhe Segli, ishin sonte për të ndarë historinë më të dhimbshme që u ka ndodhur. Nëna e tyre u nda nga jeta pas 10 viteve në luftë me kancerin e gjirit. Motra dhe vëllai e kthyen dhimbjen në forcë dhe pavarësisht çdo vështirësie në jetë ato kanë njëri-tjetrin.  

Ishte babai i tyre i cili erdhi me një mesazh për t’u ngrohur zemrat e tyre të thyera.  

Ermira Çausholli: Unë e pashë të angazhuar që ai t’ju mbajë në formë. Dëgjova dhe që “ti tani je shumë e rëndësishme për ne”.

Segli: Babi siç e tha dhe Angi është shtyllë shumë e rëndësishme në familje. Aq më shumë që tani ne kemi humbur nënën. Unë e dua shumë babin, shumë fare, pavarësisht se nuk ia shprehim njëri-tjetrit. Dua thjesht t’i them që të jetë i fortë. Normal për të është shumë e vështirë dhe mua do më ketë përkrah për çdo gjë, të tijën. Dua t’i them që nuk është kurrë vetëm, si nga unë si nga vëllai./tvklan.al